Radiatorët do të ngrohen nga 15 tetori, ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në “Samo Intervju”.
“Në mëngjesin e datës 15, radiatorët në Shkup do të ngrohen për aq kohë sa zgjat sezoni.
Qytetarët dëgjojnë dhe lexojnë informacione nga fqinjët e tyre se sezoni i ngrohjes do të shtyhet, sepse kështu do të kursejnë, në vendin tonë sezoni i ngrohjes do të fillojë në datën 15”, thotë Bekteshi.