Bekteshi: Masa për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit

February 16, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp njoftoi se pritet që rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit do të parandalohet me vendosjen e marzheve të importit të produkteve me shumicë dhe pakicë.

Bekteshi njoftoi se masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt.

“Këtë javë dhe javën tjetër do të kemi takime direkte me të gjitha palët e përfshira, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët me produktet ushqimore, ata produkte që janë theksuar në vendimin për ngrirje, që të gjejmë mënyrë që mos të rriten çmimet, me shumë gjasë do të shkohet me definimin e marzhave të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, tha mes tjerash Bekteshi.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë vjen pas rritjes së çmimeve për muaj të tërë dhe pas shpalljes së gjendjes së krizës në sektorin e energjetikës, më 9 nëntor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ЉУПЧО СЕКУЛОВСКИ ИМАШЕ ПРИЧИНА ЗА ШТО ДА НАЗДРАВИ ЗА СВЕТИ ТРИФУН, СТАНА МИЛИОНЕР И ОСВОИ 1.572.427,00 ДЕНАРИ

Story i radhës

Për katër orë gjobiten 246 këmbësorë

Të fundit nga

ShkoLartë