Bekteshi-Light: Pavarësia e energjisë, siguria dhe diversifikimi i burimeve, prioriteti ynë i përbashkët

June 1, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington të SHBA-së, ka zhvilluar sot një takim pune me Andreë Light, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë së SHBA-së.

Tema kryesore e takimit ishte zhvillimi i tregut të energjisë në Maqedoninë e Veriut, tranzicioni energjetik, siguria dhe diversifikimi në furnizimin me energji dhe investimet në energjinë e gjelbër.

Në takim, ministri Bekteshi informoi për investimet që po bën Maqedonia e Veriut në sektorin energjetik, para së gjithash në zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror dhe ndërlidhjeve të gazit natyror me vendet fqinje, si dhe për masat e marra për krijimin e kushteve për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

Ministri Bekteshi e bëri të qartë se në përputhje me strategjinë afatgjatë në sektorin e energjisë, Republika e Maqedonisë së Veriut vlerëson mbështetjen e partnerit të saj SHBA, me kontribut të përbashkët për të vazhduar zhvillimin e koncepteve që janë në fokus të zhvillimit të sektorit energjetik.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që ky bashkëpunimi i mirëfilltë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Plas sherri në shkollën kosovare, mësuesi përleshet me nxënësin

Story i radhës

Shqipëria në krye të OKB, Hoxha: Nisim me debatin për llogaridhënien për shkeljet e rënda, e drejton Rama

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë