bekteshi kumbaro permes promovimit te perbashket te potencialeve turistike te te dy vendeve per nje numer me te madh turistesh 62792ee74b67a

Bekteshi-Kumbaro: Përmes promovimit të përbashkët të potencialeve turistike të të dy vendeve, për një numër më të madh turistësh

May 9, 2022
1 minut lexim

Në kuadër të vizitës në Tiranë, ministri Bekteshi takoi edhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Gjatë takimit ministri Bekteshi dhe Kumbaro diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes dy vendeve, e që është në rritje nga viti në vit.

Ministri Bekteshi theksoi se numri i turistëve nga Shqipëria që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të viti paraprak është rritur për 67%.

“Numri i turistëve nga Shqipëria që kanë vizituar Republikën e Maqedonisë në vitin 2021 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 67%.Dy vendet tona janë të përkushtuara në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e turizmit”, potencoi ministri Bekteshi gjatë takimit me ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Ministri Bekteshi dhe ministrja Kumbaro vlerësuan se duhet të intensifikohet shkëmbimi i kuadrit nga ekonomia turistike, me qëllim që të ketë rritje të turistëve nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.

“Gjithashtu, vlerësuam se nevojitet të intensifikohet shkëmbimi i kuadrit nga ekonomia turistike, shkëmbimi i ekspertëve, mbajtja e seminareve, rritja e aktiviteteve propagandistike me promovimin e ofertës sonë turistike, shkëmbimi i përfaqësuesve nga mjetet e informimit publik, shkëmbimi i video shënimeve për bukuritë dhe mundësitë turistike të dy vendeve, përmes pjesëmarrjes në simpoziume, seminare dhe manifestime të tjera turistike propagandistike dhe shkencore nga kjo fushë. Shpresojm që edhe sezoni turistik i këtij vitit të jetë i suksesshëm për të dy vendet.”, theksoi ministri Bekteshi.

Ndërkaq, nesër ministri Bekteshi nesër do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Tirana (TIRANA ECONOMIC FORUM) në panelin – Politika energjetike në Shqipëri; Arritja e pavarësisë energjetike dhe përballueshmërisë në mes të një krize ndërkombëtare energjetike.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

video vazhdojne bisedimet mes sindikates dhe ministrise se arsimit 62792b5f3f543
Story i mëparshëm

(VIDEO) Vazhdojnë bisedimet mes sindikatës dhe ministrisë së arsimit

e emertuar si luanesha e isis it 19 vjecarja shqiptare ne shenjestren e autoriteteve italiane 62792fd48e538
Story i radhës

E emërtuar si “Luanesha e ISIS-it”, 19 vjeçarja shqiptare në shënjestrën e autoriteteve italiane

Të fundit nga

ShkoLartë