(VIDEO) Vazhdojnë bisedimet mes sindikatës dhe ministrisë së arsimit

Bisedimet mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të vazhdojnë edhe për 10 ditë të tjera. Në takimin e fundit që u mbajt të dielën në raudin e 10 ditëshit të parë mes MASH dhe SASHK-ut, nuk u arrit marrëveshje për pagat në arsim, por u vendos që bisedimeve të ju japin edhe 10 ditë kohë shtesë.

Në dhjetë ditëshin shtesë do të duhet të caktohet përqindja për harmonizimin e pagave të të punësuarve në veprimtarinë e arsimit fillor dhe të mesëm, por edhe të definohen afatet kohore për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja kolektive.

Përndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill,  gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. Pas thirrjeve dhe akuzave të vazhdueshme midis Sindikatës dhe Qeverisë, u vendos që greva të ndërpritet dhe ndërkohë negociatat të vazhdojnë, me ndërmjetësues. Për ndërmjetësues u caktua Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale. Gjatë grevës nga pushteti thonin se të punësuarëve në arsim nuk do ju jepen pagat, por vetëm do ju paguhen kontributet. Po ashtu patën thënë që orët e humbura të nxënësve, do duhet të zëvendësohen por  viti shkollor të përmbyllet në kohë.  Deri tani edhe përkundër pezullimit të grevës dhe nisjes së procesit edukativo-arsimor, këto gjëra kanë mbetur të pa konkretizuara.

Emine Ismaili /SHENJA/

Story i mëparshëm

Guvernatori i Kalifornisë urdhër ekzekutiv për rregullimin e kriptomonedhave

Story i radhës

Bekteshi-Kumbaro: Përmes promovimit të përbashkët të potencialeve turistike të të dy vendeve, për një numër më të madh turistësh

Të fundit nga