Bekteshi: Është gjetur zgjidhje e përkohshme për energjinë elektrike në Haraçinë

1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se do të rikthehet energjia elektrike në Haraçinë. Beskteshi ka shkruar se është arritur marrëveshje e përkohshme mes komunës dhe EVN-së, pa saktësuar se çfarë përmban marrëveshja, ndërsa ka porositur banorët që të respektojnë marrëveshjen dhe të respektojnë ligjet e vendit.

“Në koordinim me Kryetarin e Komunës dhe menaxhmentin e EVN-së është gjetur zgjidhje për çështjen e furnizmit të rregullt me energji elektrike! Kjo zgjidhje është e përkohëshme, me shpresë që do jetë afatgjate nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet e vendit. Të bëjmë përpjekjet maksimale për të kursyer rrymën, të mbrojmë buxhetin familjar dhe të mos e rëndojmë krizën!”, ka shkruar Bekteshi.

Story i mëparshëm

Lumi i Danubit me nivelin më të ulët të ujit në 100 vjet

Story i radhës

Studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës kryen hulumtime shkencore në Universitetin Yildiz të Turqisë

Të fundit nga