Bekteshi dhe Rexhepi në takimin ministror këshilldhënës të koridorit jugor të gazit në Baku

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i shoqëruar nga Bajram Rexhepi, Drejtor i “Resurseve Energjetike Nacionale” SHA, sot merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në Takimin e Tetë Ministror të Këshillit Këshilldhënës të Koridorit Jugor të Gazit që mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku. Bekteshu do të mbajë fjalim në seancën plenare të titulluar “Korridori Jugor i Gazit: arritjet dhe perspektivat – Zgjerimi në tregjet e reja të energjisë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”.

Në takimin ministrorë fjalim do të mbajë edhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, kurse fjalim në lidhje me planet për zgjerimin e furnizimit me gaz në Evropë dhe Ballkan do të kenë edhe komisioneri i BE-së për Energjetikë, Kadri Simpson, komisioneri Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Oliver Varhej, si dhe zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kroacia, Italia, Hungaria, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia, Turkmenistani dhe Greqia.

Korridori Jugor i Gazit, një projekt prej 40 miliardë dollarësh, kalon nëpër 3500 kilometra territor, nga Baku në Italinë jugore, përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Burimi kryesor i gazit për sistemin është fusha e “Shah Denizit” në Detin Kaspik, me rezerva prej 1.2 trilion metra kub.

Me përfundimin e Fazës I të Korridorit Jugor të Gazit në dhjetor të 2020-tës, palët e interesuara po shqyrtojnë zgjerimin e projektit në tregje të reja, si Ballkani dhe tranziti i gazit nga burime të tjera të disponueshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rroga minimale, sindikalistët sot në protestë

Story i radhës

Sot mbahet marshi për nder të Rexhail Qerimit

Të fundit nga