bekim sali takon strukturat e vlen it ne dollnen diskutojne zhvillimet politike dhe sfidat e ardhshme 6b00c4a1d37f3

Bekim Sali takon strukturat e VLEN-it në Dollnen: Diskutojnë zhvillimet politike dhe sfidat e ardhshme

November 21, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, gjatë vizitës në Komunën e Dollnenit, ka zhvilluar një takim me strukturat e VLEN-it, ku në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale politike, angazhimi i përbashkët dhe sfidat që i presin në periudhën e ardhshme.

Sali bëri të ditur se takime të tilla janë të rëndësishme për të dëgjuar nga afër aktivistët, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet strukturave.

“Takime të tilla janë gjithmonë të rëndësishme për të dëgjuar nga afër aktivistët, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar bashkëpunimin. Energjia, përkushtimi dhe uniteti i strukturave tona janë dëshmi se kemi vullnet dhe përgjegjësi për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve“, ka deklaruar Sali.

Ai e përmbylli mesazhin e tij duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit brenda koalicionit, me moton: „Me besim, vendosmëri dhe të bashkuar, vazhdojmë përpara. Sepse VLEN është një!“

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cardi b shfaqet me nje veshje ekstravagante ne miami 6b00a9d0c5de3
Lajmi i mëparshëm

Cardi B shfaqet me një veshje ekstravagante në Miami

gjini publikon shifrat e bqk se cmimet dhe borxhet e qytetareve me rritje ekstreme si po ia dalin familjet 6b00c501f35e3
Lajmi i radhës

​Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve me rritje ekstreme, si po ia dalin familjet?

Të fundit nga

ShkoLartë