bekim sali reformat marrin vleresim nga ke ja tani synohen me shume perfitime per qytetaret 6aeb3c23d8202

Bekim Sali: Reformat marrin vlerësim nga KE-ja, tani synohen më shumë përfitime për qytetarët

November 4, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka mirëpritur vlerësimin e Komisionit Evropian për përparimin në zbatimin e Agjendës së Reformave, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë me rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Sali vlerëson se dialogu i paralajmëruar për integrimin gradual duhet të krijojë mundësi të reja dhe përfitime për qytetarët, pa pritur anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Synimi ynë mbetet: reforma të zbatuara dhe përfitime të prekshme përpara anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Sali.

Ai thekson se vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian njëkohësisht përbën përgjegjësi për të vazhduar zbatimin e reformave.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 20261104 WA0012
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Rritja e pagave vazhdon, 10 për qind për Armatën

tre te mitur deshmitare cfare ndodhi ne stacionin policor para se arlinda te privohej nga jeta 6aeb3c82a5c24
Lajmi i radhës

“Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

Të fundit nga

ShkoLartë