bekim sali per here te pare pese struktura politike shqiptare po behen me nje cati dhe organizim te ri 69fbbba43c8f9

Bekim Sali: Për herë të parë pesë struktura politike shqiptare po bëhen me një çati dhe organizim të ri!

May 7, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’PODIUM në Ora24.
Sali ka komentuar Kongresin e parë të VLEN-it i cili do të mbahet me 9 maj. Sipas tij, për herë të parë, pesë struktura politike shqiptare po bëhen me një çati dhe një organizim të ri politik.
“Ajo që është diskutuar më gjatë kohë dhe pritshmëria që ka qenë e opinionit, e qytetarëve, të gjithë përkrahësve të VLEN-it, të koalicionit VLEN që një ditë ky koalicion të jetë një parti jemi duke e arritur. Ka qenë një proces jo i lehtë, jo i shkurtër, ka zgjatur një periudhë. Por, janë shoshitur të gjitha detajet që kanë qenë të nevojshme edhe për ne brenda, por edhe për opinionin që formimi i VLEN-it ta ketë një kuptim më të gjërë. Edhe organizativ, por edhe si strukturë politike e cila në të ardhmen do të krijojë politika, duke e pasur parasysh se jemi pjesë e shumicës parlamentare dhe pjesë e ekzekutivit qeveritar. Kështu që duhet të krijojmë edhe politika ekzekutive që janë për të mirën fillimisht të shqiptarëve, por edhe gjithë qytetarëve që jetojnë në vendin tonë. Ajo që na pret të gjithë neve është një riogranizim dhe një mesazh politik të cilin ne do ta japim. Se për herë të parë, pesë struktura politike bashkohen me një çati me një organizim të ri. Dhe ajo që opozita për fat të keq e shfrytëzonte kohë pas kohe si argument që nuk do të mund të funksionojnë, do të ndahen pas dy muajsh, e kështu me radhë, ne e dëshmuam të kundërtën”, ka nënvizuar Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

edhe europa ne alarm nga hantavirusi avioni me nje pasagjer te infektuar zbarkon ne amsterdam dergohet menjehere ne spital 69fbb45dd9307
Lajmi i mëparshëm

Edhe Europa në alarm nga hantavirusi/ Avioni me një pasagjer të infektuar zbarkon në Amsterdam, dërgohet menjëherë në spital

pdsh mban me sukses kuvendin zgjedhor ne tetove ne prag te kongresit te 9 te 69fbbcecf3893
Lajmi i radhës

PDSH mban me sukses Kuvendin zgjedhor në Tetovë në prag të Kongresit të 9-të

Të fundit nga

ShkoLartë