Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se lufta kundër kredive të shpejta tashmë po sjell rezultate konkrete.
Ai thotë se si Qeveri, kanë dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin kur bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve dhe interesin publik.
“Shembulli më i mirë është vendimi për heqjen e licencës së “Credi Yes”, si rezultat i shkeljeve dhe praktikave që dëmtonin qytetarët. Ky është një mesazh i qartë se institucionet po veprojnë me vendosmëri kundër abuzimeve në sektorin financiar.
Angazhimi ynë vazhdon me kontrolle më të forta, transparencë më të madhe dhe masa konkrete për të garantuar siguri financiare për çdo qytetar. Qeveria e RMV-së mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi të drejtë, të përgjegjshëm dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Sali.
Burimi: alfax.mk


