FB IMG 1792004528281

Bekim Jashari në Çair te Izet Mexhiti: Bashkë për çështjen kombëtare shqiptare!

October 14, 2026
1 minut lexim

Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, ka zhvilluar një vizitë të veçantë te kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ku në fokus të bisedimeve ishin të drejtat e shqiptarëve, fuqizimi i pozitës së tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe projektet me rëndësi kombëtare.

Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit për avancimin e pozitës së shqiptarëve, duke e cilësuar arsimin, shkencën, kulturën dhe zhvillimin ekonomik si shtylla themelore të fuqizimit kombëtar.

Një nga pikat kryesore të vizitës ishte kampusi universitar “Nënë Tereza”, të cilin Bekim Jashari e vizitoi së bashku me kryetarin Izet Mexhiti dhe prorektorin Bela. Ky projekt u vlerësua si dëshmi konkrete e angazhimit për zhvillimin arsimor dhe institucional të shqiptarëve.

Në mesazhin e tij, Bekim Jashari theksoi se projektet e tilla përfaqësojnë jo vetëm investime në të ardhmen, por edhe një obligim të përbashkët ndaj historisë dhe kombit shqiptar.

“Çdo projekt i tillë është dëshmi e rrugës dhe obligimit të përbashkët ndaj historisë dhe kombit tonë”, thuhet në mesazhin e tij, ku nënvizohet se ky angazhim nuk duhet të ndalet dhe as të diktohet nga askush.

Në fund të vizitës së tij, Bekim Jashari falënderoi kryetarin e Çairit për pritjen, duke e cilësuar atë si vëllazërore.

Screenshot 20261014 211345 Facebook

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aki po tentohet privatizimi i stacionit te zjarrfikesve ne tetove 6acfcb3ca090a
Lajmi i mëparshëm

AKI: Po tentohet privatizimi i stacionit të zjarrfikësve në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë