“Një ditë një burrë ishte duke ecur përgjatë bregdetit, kur sheh një fëmijë të mbledhë diçka dhe me delikatesë ta lëshojë në det. U afrua pranë djalit dhe e pyeti se çfarë po bënte. Ai iu përgjigj: “Jam duke mbledhur yjet e detit. Disa prej tyre janë jashtë dhe nëse nuk i hedh përsëri në det, do të vdesin”. Burri iu përgjigj: “Biri im, duhet tëkuptosh që deti është kilometra e kilometra të tërë i gjatë dhe në të gjenden shumë yje deti. Veprimi që po bën, është i kotë, pasi nuk ke se si t’i shpëtosh të gjithë”. Pasi e dëgjoi me vëmendje, djali u mundua të gjente njëtjetër yll deti, e gjeti dhe e hodhi në det. Më pas, duke qeshur, i tha burrit: “Për këtë yll deti, veprimi im ka bërënjë diferencë”.
Duke menduar ndonjëherë se sa shumë padrejtësi ndodhin rreth nesh, mund të vendosim të mos ndërhyjmë nësituata të caktuara. Ne mendojmë se duke vepruar, nuk do të bëjmë asnjë diferencë, pasi padrejtësitë do tëvazhdojnë të ekzistojnë. Kjo gjë përveçse na bën indiferentë, bën që edhe të mos kontribuojmë për dikë nëveçanti.
Sigurisht është një zgjedhje e gabuar, pasi duke menduar për shumicën, ne nuk ndihmojmë asnjë person në veçanti. Bëja vetes këto pyetje: “Si do të ndiheshe nëse do të ishe nëvështirësi, dhe një person tjetër nuk do të vinte në ndihmë? Si do të ndiheshe nëse dikush që kishe ndihmuar, nuk do të ndihmonte në momente vështirësie?”
Nëse dëshiron të bësh mirë, mos mendo se çfarë vlere do të ketë veprimi yt në tërësi. Mundohu të bësh mirëedhe vetëm për një person të caktuar, mjafton që ai person të dalë nga vështirësia. Bëj mirë, pa pritur gjë nëkëmbim, pasi veprimet e mira kanë një ndikim të caktuar (sigurisht për mirë) në jetën e dikujt.