Bëhuni gati për surpriza! Çfarë ka parashikuar Paolo Fox për këtë javë

February 21, 2022
min lexim

DASHI: Ky fillim jave do të jetë i mbarë për të nisur një karrierë të re. Planifikoni gjithçka dhe mos ia lini asgjë rastësisë. Jeni në një periudhë të jetës suaj ku nuk dini ç’rrugë të merrni. Vështirësitë janë shtuar dhe hera herës keni ndjesinë se dikush po luan me ju. Mendojini gjërat me qetësi, që të dilni sa më shpejt nga udhëkryqi në të cilin ndodheni. Kushtojini rëndësi edhe shëndetit dhe mbani regjim rigoroz. Në fundjavë merruni me veten tuaj.

DEMI: Pas një fundjave të qetë, do ta keni të vështirë t’i riktheheni rutinës. E hëna nuk është dita juaj e parapëlqyer e javës, por përpiquni të mos përsërisni të njëjtin skenar çdo fillim jave. Yjet favorizojnë ndryshimet, sidomos nëse keni përshtypjen se nuk po bëni gjërat që ju pëlqejnë. Nuk ndiheni në formë të mirë fizike dhe prandaj bëni diçka për ta ndryshuar këtë. Mos konsumoni ushqime të dëmshme, alkool dhe duhan. Mos bëni jetë sedentare.

BINJAKËT: Jeni në një moment të jetës suaj ku ndiheni konfuzë dhe të shqetësuar. Një person do t’ju ofrojë mbështetjen për të cilën keni nevojë dhe kjo do t’ju zgjojë mendjen nga letargjia e dimrit në të cilën keni rënë. Ndokush prej jush ka probleme me gjumin, ndoshta për shkak të shqetësimeve shëndetësore ose sepse e mbani mendjen gjatë në një vend. Është e këshillueshme të bëni një vizitë te mjeku ose dentisti, që të ndiheni më të qetë.

GAFORRJA: Që në fillim të këtij viti nuk keni pasur një moment qetësi ose jeni ndier në humor të keq. Me ardhjen e pranverës do të shpëtoni nga sikletet, prandaj bëni durim. Shfrytëzojeni këtë javë për të reflektuar në lidhje me atë që duhet të bëni. Në aspektin e punës janë të favorizuara investimet. Mos lini pas dore veten, kujdesuni për trupin tuaj, merruni me aktivitet fizik dhe kushtojini rëndësi dietës.

LUANI: Viti 2022 mund të mos ketë nisur siç shpresonit. Dimri sjell gjithmonë konfuzion, demoralizim dhe apati, por në fillimin të pranverës gjërat do të marrin për mirë dhe do të shpërbleheni për mundin. Planifikoni më përpara, nëse është e mundur zgjohuni gjysmë ore më herët, përndryshe do të përfundoni duke i bërë gjërat me vonesë ose do të shkaktoni konfuzion. Mendoni si fitues dhe mos u ankoni për çdo vogëlsi.

VIRGJËRESHA: T’i bësh gjërat me plan është shumë e dobishme. Pritet që kjo të jetë një javë shumë e ngarkuar për të lindurit e kësaj shenje. Një pjesë të mirë të kohës do ta keni të zënë me punë, intervista, testime… Ata që kanë dalë në pension po mendojnë të fillojnë një punë për të shtuar të ardhurat, duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve. Do të merrni lajme të rëndësishme, prandaj kushtojini rëndësi sinjaleve që do t’ju vijnë. Nuk jeni në formë të mirë fizike, prandaj shmangini dietat tepër kufizuese.

PESHORJA: Një fobi apo shqetësim po jua bllokon gjykimin, duke ju penguar të jeni të suksesshëm dhe të arrini aty ku meritoni. Mos humbisni kohë dhe përvishni mëngët. Duhet të dilni sa më parë nga gjendja e apatisë ku keni rënë, pasi kjo po ju krijon probleme në punë dhe në familje. Librat, podkastet, por edhe filmat dhe serialet televizive mund t’ju shërbejnë si motivim. Gjithçka mund të përmirësohet. Merrini gjërat me radhë dhe kini besim te vetja. Edhe ata që kanë pësuar humbje të madhe, mund t’ia fillojnë nga e para.

AKREPI: Ndiheni të rënë moralisht dhe prandaj duhet t’i hidhni hapat me kujdes. Edhe pse Dita e Shën Valentinit ka kaluar, nuk është e thënë që dashuria të ketë mbaruar. Tregohuni të matur në lidhjen me partnerin, që të mos bëni gabime, për të cilat më vonë të pendoheni. Bëjani qejfin vetes duke blerë veshje të reja ose produkte kozmetike. Ata që e pëlqejnë teknologjinë, duan të blejnë pajisje të tipit të fundit, por këto janë kohë të vështira financiarisht. Fundjava është e përsosur për të bërë një udhëtim romantik ose për të shpëtuar nga stresi i rutinës së përditshme.

SHIGJETARI: Kur Hëna të jetë në shenjën tuaj në mes të javës, do të ndiheni energjikë dhe plot jetë. Yjet favorizojnë takimet dhe njohjet e reja. Ata që janë çift do të përjetojnë një periudhë të bukur. Do të bëni paqe me një person, me të cilin keni pasur kontradikta, ndoshta një koleg, mik apo familjar. Mundohuni të jepni më të mirën pas një periudhe vërtet të lodhshme. Pasurojeni gardërobën me ngjyra të ndezura, pranvera po vjen. Harrojeni të shkuarën dhe mundohuni që ta keni gjithçka nën kontroll.

BRICJAPI: Java mund të fillojë me zvarritje të punëve, por që të premten do të filloni të ingranoheni. Hëna në shenjën tuaj nuk premton për mirë. Në fundjavë situata do të përmirësohet. Këto kohë po tregoheni dorëlëshuar dhe po cenoni buxhetin mujor. Veproni me kujdes, pasi këto janë kohë të vështira financiare, por nëse po mendoni të bëni një investim, yjet ju japin dritën jeshile, para se t’ju ikë mundësia.

UJORI: Java do të fillojë këndshëm, por gjithçka varet tërësisht nga ju. Nëse mendoni se keni shumë angazhime, mundohuni që të organizoheni më mirë. Kaloni më shumë kohë me partnerin, që të ndiheni më mirë dhe vetë. Bëjani qejfin vetes, lini një takim tek estetistja, blini rroba të reja… Ata që janë në marrëdhënie shkolle, së shpejti do të kenë provime, prandaj tregoni vëmendjen e duhur. Në familje situata është e tensionuar, por mundohuni të tregoheni tolerantë dhe të duruar.

PESHQIT: Gjërat nuk po shkojnë siç doni ju. Nuk po merrni kënaqësinë që prisnit nga puna, edhe për rrogën keni rezerva. Mundohuni të ndani jetën personale nga puna, pasi të dyja janë të rëndësishme. Jini gjithmonë në kërkim të mekanizmave të reja për të përmirësuar jetën tuaj. Lidhja në çift është në një fazë letargjie, nuk përjashtohet as ndonjë ndarje. Tregohuni të zgjuar me paratë, ndonjëherë duhet të shpenzoni më shumë për të kursyer. Mos u kurseni në cilësi dhe vëruni veshin këshillave të blerësve të tjerë. Shëndeti parashikohet i mirë. 23 shkurti do të jetë një ditë e mbarë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​BDI: Çmimet e larta të energjisë mund të largojnë investitorët

Story i radhës

Serbia fut në agjendën e dialogut, zgjedhjet e prillit

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë