​BDI: Çmimet e larta të energjisë mund të largojnë investitorët

Federata e Industrive Gjermane (BDI) ka paralajmëruar se disa biznese mund të zhvendosen jashtë vendit nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten si vitin e kaluar.

“Situata është aq serioze sa edhe kompanitë e mesme nga sektorë të ndryshëm që kanë investuar shumë në vendndodhjen e tyre duhet të mendojnë për zhvendosjen e tyre jashtë vendit”, njoftoi sot presidenti i BDI-së, Siegfried Russwurm.

Një sondazh i fundit nga BDI ku u perfshinë mbi 400 biznese të mesme tregoi se 65% e tyre e shohin rritjen e çmimeve të energjisë si një sfidë të madhe dhe 23% si një problem që kërcënonte të gjithë biznesin e tyre.

Rreth 84% e kompanive thanë se qeveria duhet të rishqyrtojë një rritje të planifikuar të çmimeve të CO2 dhe ta plotësojë atë me masa shoqëruese për të lehtësuar barrën financiare të kompanive.

Russwurm tha se rritja e kostove të energjisë është më e madhja që nga kriza e naftës e viteve 1970.

“Kërkohet veprim i shpejtë politik. Qeveria gjermane më në fund duhet të rivlerësojë plotësisht taksat dhe tarifat kombëtare, të tilla si taksat e energjisë elektrike dhe tarifat e rrjetit”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Donald Trump lançon rrjetin social

Story i radhës

Bëhuni gati për surpriza! Çfarë ka parashikuar Paolo Fox për këtë javë

Të fundit nga