Para pak çastesh në Tetovë në një aksion të madh policorë të koordinuar nga MPB dhe SPB Tetovë është arrestuar personi me inicialet Sh.Sh rreth 45 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës.
Ai është i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje 11 vite më parë. Sipas informacioneve të Televizionit Klan personi me inicialet Sh.Sh ka pranuar se e ka kryer vrasjen dhe është duke u marrë në pyetje nga policia. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN