“Bëhem ‘kamikaze’ për fëmijët e Markut”- Rudina Dembacaj tregon kë nga vjehrrit ka dashur më shumë dhe vështirësitë e lidhjes me ish-deputetin

December 9, 2022
min lexim

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur hapur rreth vështirësive që është përballur në fillimet e lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku dhe marrëdhënien me prindërit e tij.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo nuk hezitoi të tregojë edhe se kë nga vjehrrit që ka pasur deri tani, do më shumë.

Rudina Dembacaj tregoi se është babai i Mark Frrokut, të cilin e do më shumë, ndërsa sa i përket vjehrrës tha se “kam dashur një tjetër, por nuk e them dot se kë.”

Aktorja tregoi se  në fillimet e marrëdhënies me ish deputetin “përveçse fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronim edhe presione idiote nga jashtë”. Por ajo theksoi se mori ‘masa’ ekstreme.

Më shumë do vjehrrin apo vjehrrën?

Vjehrrin normal, nga të gjithë vjehrrit që kam pasur në jetë, Peng Frrokun e dua më shumë. Nga vjehrrat kam dashur një tjetër, por nuk e them dot cilën.

Image

Instagram

Është xheloz Marku për ty?

Po si të mos jetë? Ama s’më ka bezdisur kurrë me xhelozi.

Image

Instagram

Çfarë marrëdhënie ke me vjehrrën?

Është e moshuar, Marku kujdeset shumë për të dhe të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Djalin e vjehrrës e bëj shumë të lumtur.

Është grua me fat që më ka nuse.

Image

Instagram

Ç’do të thotë të jesh e dashuruar me një burrë që ka fëmijë?

Do të thotë që nga 1 fëmijë ke 4. Unë nuk e kam sa për Instagram, nuk bëj si e mirë nëse vërtet nuk jam e  tillë.

Unë ndihem e bekuar. Fillimi ishte i vështirë, sepse përveç fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronim edhe presione idiote nga jashtë.

Falë Zotit, me këtë rast, si unë edhe Marku, njohëm shpirtin e vërtetë të shumë njerëzve.

Unë si ekstremiste që jam, kam marrë ‘masa’ ekstreme. Marku ka më shumë durim, fal më shumë. Unë nuk i quaj dot fëmijët e Markut, sepse janë fëmijët e mi. Unë bëhem “kamikaze” për ta, siç bëhem për Vikin. Kur je nënë, e di çfarë do të thotë të kesh fëmijë.”

Image

Instagram

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Intervistë me këshilltarin e DASH, Derek Chollet, para vizitës në Kosovë dhe Serbi

Story i radhës

“Diplomatët e Rusisë dhe SHBA-së takohen në Istanbul”

Të fundit nga

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë