“Diplomatët e Rusisë dhe SHBA-së takohen në Istanbul”

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov njoftoi se diplomatët e Rusisë dhe SHBA-së u takuan në Istanbul për të diskutuar mbi problemet në marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ryabkov në një deklaratë për marrëdhëniet Rusi-SHBA-së në seancën e organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Diskutimit “Valday” në Moskë tha se janë të hapur për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me administratën e SHBA-së.

Ai theksoi se është e vështirë të arrihet kjo. “Që të ruhet dialogu konstruktiv duhet të krijohen kushtet e nevojshme dhe bisedimet e mundshme të jenë kuptimplote. Nuk kemi dëgjuar ende ndonjë opinion të rëndësishëm nga amerikanët për këtë”, tha Ryabkov.

Ryabkov deklaroi se kanë filluar përsëri bisedimet kokë më kokë me diplomatët e SHBA-së duke shtuar se diplomatët rusë dhe amerikanë janë takuar sot në Türkiye.

“Sot u mbajt një takim në nivel të shefave të departamenteve përkatëse në Istanbul. Ky është një takim që mbahet herë pas here për të diskutuar çështjet shqetësuese në marrëdhëniet dypalëshe. Cilat janë këto çështje shqetësuese? Në këtë takim është diskutuar për çështjen e punës së ambasadës ruse dhe amerikane. Ky takim nuk është një sinjal se ne po rifillojmë dialogun me SHBA-në për çështje të rëndësishme. Ky është një takim pune”, tha zv/ministri i Jashtëm rus.

Ryabkov potencoi se konsullatat e të dy vendeve duhet të punojnë dhe qytetarëve rusë duhet t’u jepen viza gjatë kontakteve të tyre me SHBA-në në nivele të ndryshme. “Dialogu me amerikanët për shkëmbimin e të burgosurve ka qenë dhe do të vazhdojë drejtpërdrejt pa ndërmjetës”, tha ai.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Bëhem ‘kamikaze’ për fëmijët e Markut”- Rudina Dembacaj tregon kë nga vjehrrit ka dashur më shumë dhe vështirësitë e lidhjes me ish-deputetin

Story i radhës

Gvardiol me fjalë të mëdha pasi eliminuan Brazilin

Të fundit nga