begaj i kerkoi kushtetueses te rrezoje kerkesen e veliajt artan fuga a e dine ne presidence se gjykata nuk varet nga kreu i shtetit qe nga koha e haxhi lleshit 68f0152626b41

Begaj i kërkoi Kushtetueses të rrëzojë kërkesën e Veliajt, Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata nuk varet nga kreu i Shtetit që nga koha e Haxhi Lleshit?

October 15, 2025
min lexim

Akademiku Artan Fuga ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale pas lajmit se Presidenca i ka dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar të shpallë moskompetencën për çështjen “Veliaj” dhe të caktojë datën e zgjedhjeve në Tiranë.

Në një postim ironik e kritik në Facebook, Fuga e cilëson këtë veprim si një presion të paprecedentë ndaj drejtësisë dhe një cenim të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur situatën “të pabesueshme” dhe “kundër logjikës kushtetuese”.

“Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

Të shpëtojë kush të mundet!

Lexova në media se institucioni i Presidencës që drejtohet nga z. Bajram Begaj i paska shkruar një letër gjykatës kushtetuese ku i kërkon të shpallin moskompetencën e gjykimit të çështjes Veliaj dhe të caktohet data e zgjedhjeve për Tiranën.

Pickova kokën se mos isha në ëndërr!

A e dinë në Presidencë se Gjykata Kushtetuese është pushtet më vete që nuk varet nga presidenti që nga koha e të ndjerit Haxhi Lleshi!

Seç mu kujtua edhe Haxhi Qamili!

Si mund t’i drejtohet presidenca me letër urdhëruese gjykatës kushtetuese.

Unë e di që gjykata kushtetuese gjykon edhe presidentin, jo presidenti t’i japë rekomandime gjykatës kushtetuese!

Apo jo o qytetarë të nderuar!

Nuk parashikohet besoj që presidenti të hedhi në gjyq gjykatën kushtetuese për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe pastaj gjykata kushtetuese të gjykojë gjykatën kushtetuese!

Më falni po kjo letër a nuk është një presion ndaj drejtësisë nga ana e presidencës? A nuk është një intimidim ndaj gjykatësve që ndëshkohet me ligj?

Unë them po!

Dhe pastaj thuhet se do të mbrohen gjykatësit! Ata sulmohen në mes të ditës me shkresë!

A e kupton z. President që sekretarja e tij e përgjithshme duke vepruar ndoshta pa dijeninë e tij, ndoshta – them – ka hedhur në erë kushtetutën? A e kupton se pas krahëve të tij, ndoshta them, tani çdo vendim i gjykatës do të shihet me mosbesim? Sikur gjykata të vendosi ta shpallë veten jokompetente do të thuhet se zbatoi urdhërin e presidencës!

E kupton se ka hedhur në erë besimin te gjykata! Dhe vetë lirinë e gjykatës për ta gjykuar çështjen!

Uroj që media që e ka botuar këtë lajm të mos jetë e mirëinformuar ose t’ja fusi kot!

Por, vërtet si qytetar jam krejt i habitur!

Sa të ligj këta të medias, gënjejnë ditën për diell, se nuk ka mundësi që presidenca ta ketë bërë një budallik të tillë! Nuk e besoj kurrë.

Atje ka juristë të zotë!”, shkruan akademiku Artan Fuga.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjendet 52 vjecari qe u raportua i zhdukur ne novoberde 68f0148756a4c
Lajmi i mëparshëm

Gjendet 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Novobërdë

apple prezanton gjeneraten e pajisjeve me cipin e ri macbook pro merr gjithe vemendjen 68f01558e3489
Lajmi i radhës

Apple prezanton gjeneratën e pajisjeve me çipin e ri, MacBook Pro merr gjithë vëmendjen

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë