Begaj falënderon homologen sllovene për pjesëmarrjen në trupat e KFOR në Kosovë

min lexim

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, i ka uruar homologes së tij mirëseardhjen në vendin tonë duke e quajtur “toka e Zotit dhe mikut”.

Begaj u shpreh se Sllovenia ka mbështetur integrimin europian të vendit, ndërsa trupat e saj ushtarake janë pjesë e KFOR në Kosovë, duke e falenderuar për rolin e tyre për paqen e sigurinë në rajon.

“Ju uroj mirëseardhjen në tokën e Zotit dhe të mikut, siç ne e quajmë Shqipërinë. Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira, që bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta, por edhe në vlera të përbashkëta e partneritete strategjike, sidomos në kuadër të NATO dhe perspektivës së përbashkët europiane. Ju falenderoj për mbështetjen që Sllovenia ka treguar në procesin e zgjerimit europian të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në procesin e anëtarësimit të BE-së në veçanti.

Shpreh vlerësimin tim për pjesëmarrjen në trupat e KFOR në Kosovë, për rolin që luan për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Presidenti Begaj.

Story i mëparshëm

Deputetët në Kuvend e votojnë edhe një marrëveshje ndërkombëtare

Story i radhës

Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiq: Sot bëhet e qartë kush nuk frikësohet dhe kush është në anën e drejtësisë

Të fundit nga