Begaj bisedë me Osmanin: Të vazhdohet dialogu me Serbinë

November 6, 2022
1 minut lexim

Pas tensioneve në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani. Begaj shkruan se është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me Serbinë, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes, si edhe integritetin territorial të Kosovës.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Begaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo pije është më e rënda për zemrën tuaj, nëse jeni mbi 40 vjeç mos e konsumoni

Story i radhës

Arizona, vota e latino-amerikanëve mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve për Kongresin

Të fundit nga

ShkoLartë