Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se gjatë takimit, Presidenti Begaj çmoi rolin e Ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Sipas njoftimit, për Presidentin Begaj, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Kreu i Shtetit vuri në dukje se Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë”, thuhet në njoftim.
Që prej gushtit 2022, Christiane Hohmann ka mbajtur postin e Ambasadorja së Bashkimit në Shqipëri.