Befason trajneri i Maccabit

October 26, 2022
1 minut lexim

Maccabi Haifa mori një humbje të thellë 7-2 përballë PSG-së, por kjo nuk e ka trishtuar trajnerin e izraelitëve. Bakhar ka surprizuar me deklaratën e tij pas ndeshjes, teksa është shorehur se përballë kishte lojtarët më mirë në botë dhe se ekipi i tij luajti mirë pavarësisht rezultatit. Tashmë trajneri i Maccabi Haifa-s pret që PSG-ja të mposhti Juventusin, në mënyrë që të sigurij një vend në Europa League.

“Më mirë do të humbisja 7:2 sesa 4:0 duke luajtur futboll të keq. Kam pasur lojtarët më të mirë në botë para meje, ata e dëshmuan këtë. Nuk luajtëm keq deri në minutën e 20-të, shënuam dy gola.

Nuk është mirë të pësosh shtatë gola, por ndihem sikur dhamë gjithçka. Më dhemb, por do të mbajmë kokën lart.

Mendova se mund të bënim një mrekulli, por kishte një ndryshim të madh mes dy skuadrave.

Ne ende besojmë në kualifikimin në Europa League, mund të përfundojmë në vendin e 3-të.

Fati është në duart tona dhe ne po luajmë në shtëpi. Benfica është një ekip i madh, por pres nga trajneri i PSG-së që të bëjë punën e tij, të mundi Juventusin”, ka deklaruar Barak Bakhar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

NATO mbi “bombën e pistë”: Rusia shpesh akuzon të tjerët për atë që po planifikon

Story i radhës

​Gjermania prezantoi ligjin për legalizimin e barërave të këqija

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë