Befason Stresi me deklaratën e tij: Kam fituar dyfishin e çmimit të madh në BBV Kosova

Reperi nga Shqipëria, Stresi u shpall fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.

I ftuar në një emision, ai ka zbuluar se sa ka fituar në total nga pjesëmarrja e tij në Big Brother.

Moderatori e kishte pyetur se çfarë po bën me paratë që ka fituar, ndërsa ai i ka dhënë përgjigjen se “përveç çmimit të madh, unë kam pasur edhe dy kontrata të tjera si imazh. Shifra që kam fituar është dyfishuar. Eksperienca e të qenit në ‘BBVA’ ka sjellë në të gjitha rrethanat një shumë prej 240 mijë”, ka thënë Stresi në lidhje me paratë e fituara.

Sipas deklaratës së tij, duket se reperi Stresi ka fituar 240 mijë euro nga eksperienca e tij në “Big Brother Vip Kosova”, duke përfshirë çmimin si fitues i edicionit dhe të ardhurat nga dy kontratat si imazh.

Stresi i pyetur se me kë nga femrat nuk do martohej kurrë, ai është përgjigjur me emrin e Zhaklina Lekatari, opinonistja e Big Brother Vip Albania.

Ndërsa, sa i përket jetës së tij personale dhe nëse do martohej apo jo, Stresi ka treguar se shokët e tij po mundohen që ta martojnë, por është çështje fati. Sipas tij kur t’i vijë fati dhe ai do martohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Partia greke në pushtet Demokracia e Re fituese e zgjedhjeve

Story i radhës

Nis në Shqipëri “Defender Europe 23”, shqiptarë e amerikanë qëndrojnë krah për krah

Të fundit nga