Befason Presidenti i PSG-së: Paratë nuk patën rëndësi për Mbappen, Reali ishte gati të paguante më shumë

May 23, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur lidhur me Kylian Mbappe.

Kritika të shumta pati për skuadrën e Paris Saint-Germain për kontratën me Kylian Mbappe, por duket se Real Madrid pati diçka më shumë në tavolinë.

Presidenti i PSG ka thënë se Real Madrid po i ofronte më shumë lojtarit francez, por për Mbappe paratë nuk patën rëndësi.

“Real Madrid do të paguanin për Mbappe më shumë sesa ne. Mund ta konfirmoj këtë. Ka një tjetër klub në Spanjë, që paguan më shumë para se ne”, ka thënë Al-Khelaifi.

“Paratë nuk ishin të rëndësishme për Kylian Mbappe. Projekti sportiv ishte”, shtoi ai.

PSG dhe Al-Khelaifi janë akuzuar se i kanë humbur shijen futbollit me ofertat e tyre stratosferike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtori Halili: Fokus i veçantë i FIZHT-it është mbështetja e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë

Story i radhës

Akuzat e Berishës për parkun e Butrintit/ Taulant Balla: Jam i sigurt që do i thoni atij në presidencë ta kthejë mbrapsht

Të fundit nga

ShkoLartë