bedri hamza premton ta lidhe kosoven me gazin amerikan per ti dhene fund importit te shtrenjte te energjise 6a1b06f3870c0

Bedri Hamza premton ta lidhë Kosovën me gazin amerikan për t’i dhënë fund importit të shtrenjtë të energjisë

May 30, 2026
min lexim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se si kryeministër do ta nisë menjëherë projektin për lidhjen e Kosovës me korridoret rajonale të gazit natyror dhe do të ndërtojë partneritet strategjik energjetik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se Qeveria ka refuzuar mundësinë për ta lidhur Kosovën me gazin natyror amerikan (LNG), duke e lënë vendin më të varur nga importet e shtrenjta dhe më të pasigurt energjetikisht.

Hamza ka treguar se vetëm në pesë vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike.

Ky është statusi i plotë i Kandidatit për Kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza:

Koha për ta lidhur Kosovën me gazin amerikan dhe për t’i dhënë fund varësisë nga importet e shtrenjta të energjisë!

Kosova sot po e paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta, ndërsa bizneset po e humbin konkurrueshmërinë.

Për vite me radhë, Qeveria ka refuzuar mundësinë për ta lidhur Kosovën me gazin natyror amerikan (LNG), duke e lënë vendin më të varur nga importet e shtrenjta dhe më të pasigurt energjetikisht.

Vetëm në pesë vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike. Kjo është dëshmia më e qartë se vendi nuk mund të vazhdojë të mbështetet te importet e shtrenjta, por ka nevojë për burime të reja, më të sigurta dhe më të përballueshme të energjisë.

Sot, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk është i lidhur me rrjetet e gazit natyror. Ndërkohë, gazsjellësi Aleksandrupoli–Shkup do ta sjellë LNG-në amerikane vetëm rreth 15 kilometra larg kufirit të Kosovës, duke krijuar një mundësi reale që nuk duhet humbur.

Si kryeministër, do ta ndryshoj këtë qasje. Do ta nisim menjëherë projektin për lidhjen e Kosovës me korridoret rajonale të gazit natyror dhe do të ndërtojmë partneritet strategjik energjetik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo nënkupton më shumë siguri energjetike, më pak ndotje, më shumë investime dhe energji më të përballueshme për qytetarët dhe bizneset. Nuk mund të ndërtojmë ekonomi moderne me politika të shekullit të kaluar. Kosovës i duhet vizion, jo improvizim!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nga java e ardhshme ulje e madhe e cmimit te naftes ne maqedonine e veriut 6a1af0701bcdb
Lajmi i mëparshëm

Nga java e ardhshme, ulje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut

kuvendi kombetar i pd mbyll punimet pas 7 oresh delegatet votojne per 200 anetare te keshillit kombetar 6a1b077179311
Lajmi i radhës

Kuvendi Kombëtar i PD mbyll punimet pas 7 orësh, delegatët votojnë për 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë