Beatrixa reagon pasi batuta e famshme e sa u përdor në protestë

1 minut lexim

Ajo mori vëmendje të madhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” pasi krijoi një romancë me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Është fjala për Beatrix Ramosajn, e cila është komentuar shumë edhe për momente të tjera apo për fjalët që thoshte.

Ju kujtohet fraza “qysh thuhet bukur në shqip” që e tha teksa ishte në dhomën e rrëfimit? Ky moment u bë menjëherë viral në rrjet dhe u postua shumë në rrjetet sociale.

Por, së fundmi batuta e këngëtares së njohur është parë edhe në protestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e djeshme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.

Vetë këngëtarja ka ripostuar në “Instastory” një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet: “Si i thuhet në shqip: Ul taksat”.

Këngëtarja e dashur për publikun e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji, një nga të cilës është një emoji duke qeshur.

Image

Postimi nga Beatrix Ramosaj

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbretëria e Bashkuar sanksionon 386 ligjvënës rusë lidhur me Ukrainën

Story i radhës

United është i interesuar për yllin e Celtic-ut

Të fundit nga