beatrix uron te emen per 8 mars percjell mesazhin e rendesishem per te gjitha grate 62277209dc6b1

Beatrix uron të ëmën për 8 Mars, përcjell mesazhin e rëndësishëm për të gjitha gratë

March 8, 2022
1 minut lexim

Beatrix Ramosaj ka uruar nënën e saj, Antigonën për 8 Marsin. Këngëtarja shprehet se ndihet ajo është kryefjala e jetës së saj që e frymëzon dhe e mbron në çdo gjë.

Ndërkohë, në një tjetër postim, Trixa ka dhënë dhe një mesazh për të gjitha gratë që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

“Kur dikush më pyet se kush më frymëzon çdo ditë, më vjen vetëm një emër në mendje dhe ajo është një grua e fortë, frymëzuese, e guximshme, e dashur, suportive dhe e sjellshme, nëna ime. Të dua pafundësisht, mami! Faleminderit që më frymëzon gjithmonë që të jetoj, të dua dhe të qesh.

Image

Urimi i Beatrixes

Gëzuar ditën e gruas mami. Ti je dhurata më e madhe nga Zoti.”, shkruan ajo teksa shton: “Sot dua të vlerësoj çdo grua që ka kontribuar për të qenë këtu ku jam sot. Nënën time, femrat në familjen time dhe çdo grua që më ka dhënë dorën. Unë ju falenderoj dhe jam mirënjohëse! Ndikimi juaj ka rëndësi. Fjala juaj ka peshë.”

Image

Urimi i Beatrixes

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

marku mezi pres sfiden e radhes 62277206bc23d
Story i mëparshëm

Marku: Mezi pres sfidën e radhës

estonia ben thirrje per nje prani me te forte te nato s ne shtetet baltike 62277239bb4a5
Story i radhës

Estonia bën thirrje për një prani më të fortë të NATO-s në shtetet baltike

Të fundit nga

ShkoLartë