Beatrix Ramosaj me dedikim emocional për babain e saj të ndjerë me rastin e ditëlindjes

Beatrix Ramosaj prej disa muajsh ka qenë një nga personazhet e showbizit më të komentuar, por ditëve të fundit bëri një pushim nga rrjetet sociale – gjegjësisht nga Instagrami meqë aty publikonte postime të ndryshme vazhdimisht.

Megjithatë, sot (e premte) është një ditë e veçantë për artisten prandaj ajo është rikthyer duke zgjedhur Twitterin për t’i bërë një dedikim shumë të ndjerë një personi të saj të zemrës.

Data e sotme (20 maj) përkon me ditëlindjen e babait të këngëtares, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

“Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i bukur në qiell. Vazhdo të na shikosh duke buzëqeshur, sepse unë do të bëj krenare. Na mungon çdo ditë”, ka shkruar ajo.

E njëjta përndryshe ka nisur punën për disa projekte të reja muzikore që do të lansohen në vijim.

I fundit projekt i 27-vjeçares mbetet “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me DJ Geek.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Objektivi i Romës është Paulo Dybala

Story i radhës

Kërcënim drithërues për Perëndimin/ Njeriu i Putinit mburret para nxënësve me aeroplanin bërthamor Satan-2 -mund të shkatërrojë gjysmën e…

Të fundit nga