BE zbulon skemën e mashtrimi me TVSH-në, a është e përfshirë edhe Maqedonia?

November 29, 2022
1 minut lexim

Bruksel, 29 Nëntor – Zyra e Prokurorit Publik Europian njoftoi zbulimin e një skeme evazionin fiskal  me TVSH-në për shitjen e pajisjeve elektronike.

 

Kontrolle janë zhvilluar në 14 vende të bllokut lidhur me aktivitetin kriminal që besohet të ketë sjellë një humbje prej 2.2 miliardë eurosh e ka prekur edhe Shqipërinë. Më shumë se 600 individë besohet të jenë të përfshirë në atë që kryetarja e kësaj zyre, Laura Kövesh e cilësoi si “mashtrimin më të madh europian të TVSH-së i zbuluar deri më tani” për nga shkallë e përhapjes.

Me përjashtim të Danimarkës, këto veprimtari kanë prekur të gjithë vendet e tjera të BE-së, por kanë pasur degëzime edhe jashtë bllokut, shkruajnë mediat franceze, duke u shtrirë vec të tjerash edhe në shtete si Shqipëria, Serbia e Turqia. Hetimit ka nisur 18 muaj më parë. Kovesh pohoi se janë zhvilluar 200 kontrolle në shumicën e vendeve të Europës.

Operacioni i pagëzuar me emrin “Admirali”, filloi prillin e vitit 2021 nga autoritetet tatimore portugeze në Coimbra në qendër) ndaj një kompanie që shiste telefona celularë, tabletë, kufje dhe pajisje të tjera elektronike, e që dyshohej për mashtrim me TVSH-në dhe evasion fiskal. Në pamje të parë, dukej sikur faturat dhe deklaratat tatimore ishin në rregull. Por një hulumtim i thelluar nxori në pah një rrjet të tërë mes kompanisë së dyshuar në Portugali dhe gati 9.000 entiteve të tjera në vende të ndryshme.

Ky zinxhir përfshinte firma që vepronin si furnizues pajisjesh elektronike dhe të tjerë që i shisnin ato online ndërsa kërkonin rimbursim të TVSH-së nga autoritetet kombëtare, ndërsa këto të ardhura më pas kaloheshin offshore e zhdukeshin. Sipas vlerësimeve të Europolit, ky mashtrim i TVSH-së, në total në një vit i kushton Bashkimit Europian afro 50 miliardë euro.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zhdukja e përgjimeve ndaj politikanit ‘Taulant’/ Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda: Janë 8 forma si mund të provohet fakti penal

Story i radhës

E pranon zyrtari: Rreth 500 punëtorë janë vrarë gjatë punimeve në stadiumet për Botërorin në Katar

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë