​BE planifikon njohjen e lejeve të drejtimit të Ukrainës

1 minut lexim

Komisioni i BE-së po planifikon rregullore të veçanta për njohjen e lejeve të drejtimit ukrainase në mbarë Evropën, sipas qeverisë gjermane.

Plani synon të ndihmojë refugjatët ukrainas dhe kompanitë e transportit që të vazhdojnë të operojnë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Qeveria federale dhe shtetet individuale gjermane po diskutojnë vendimin me Komisionin Evropian, sipas burimeve.

Shtetasit e huajt që banojnë në Gjermani dhe vijnë nga vende jo anëtare të BE-së përgjithësisht lejohen të drejtojnë automjetet vetëm për gjashtë muaj me lejet e tyre të drejtimit të leshuara nga vendi i tyre.

“Komisioni i BE-së po planifikon një marrëveshje të transportit rrugor me Ukrainën, e cila, ndër të tjera, do të parashikojë njohjen e përkohshme të lejeve të drejtimit dhe certifikatave të kompetencës për transportin e mallrave”, tha qeveria.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Linda Halimi tregon linjat e tonifikuara të trupit në bikini të kuqe

Story i radhës

Vjosa Osmani uron Begajn për zgjedhjen president i Shqipërisë

Të fundit nga