Vjosa Osmani uron Begajn për zgjedhjen president i Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i Republikës së Shqipërisë.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani tha se do të punojnë që të dyja vendet të jenë më afër BE-së.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapo-zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm”, shkroi Osmani.

“Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shtoi ajo.

Kujtojmë se Bajram Begaj është zgjedhur ditën e sotme President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​BE planifikon njohjen e lejeve të drejtimit të Ukrainës

Story i radhës

Ja kush zgjedhet ryetar i ri i Partisë së Re Socialdemokrate

Të fundit nga