be ja thirrje izraelit te kompensoje demin per shembjen e shkolles se ndertuar me financimet e saj 64df79edb06f9

BE-ja thirrje Izraelit të kompensojë dëmin për shembjen e shkollës së ndërtuar me financimet e saj

August 18, 2023
1 minut lexim

Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Izraelit që të kompensojë dëmin për shembjen e shkollës së ndërtuar me financimin e saj në rajonin Ein Samia në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Delegacioni i BE-së për Palestinezët, përmes platformës “X”, bëri një deklaratë lidhur me çështjen.

Në deklaratë thuhet se janë tmerruar nga shembja e shkollës së financuar nga BE-ja në rajonin Ein Samia në Bregun Perëndimor.

Izraelit, i cili ka shembur shkollën e ndërtuar me mbështetjen e BE-së, iu bë thirrje që të kompensojë shumën e shpenzuar për shkollën.

Në deklaratë, ku nuk jepet informacion se sa është shuma e kërkuar për kompensim nga Izraeli, gjithashtu i Izraelit i bëhet thirrje që të respektojë të drejtën për arsimim të fëmijëve palestinezë.

Izraeli dje shembi një shkollë në rajonin Ein Samia në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë të bërë dje nga UNICEF-i, u theksua se Izraeli në vitin e fundit ka shembur tri shkolla në Bregun Perëndimor dhe se 78 nxënës janë prekur nga këto shembje.

Po ashtu, në deklaratë ishte vënë në dukje se edhe rreth 58 shkolla ndodhen nën kërcënimin e shembjes.





MARKETING

RENT A CAR

debat i nxehte mes deputeteve te lsdm se dhe vmro se zihen per ate se ne cilen kohe me shume jane marre pasaporta bullgare 64df78faa22d0
Story i mëparshëm

Debat i nxehtë mes deputeteve të LSDM-së dhe VMRO-së, zihen për atë se në cilën kohë më shumë janë marrë pasaporta bullgare

mbi 1000 euro per person arrestohet i riu ne korce po transportonte me furgon 21 emigrante 64df7a9f16c0a
Story i radhës

Mbi 1000 euro për person, arrestohet i riu në Korçë, po transportonte me furgon 21 emigrantë

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë