BE-ja, si duket e ka harruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe këtu pikërisht qëndron edhe shqetësimi dhe revolta e arsyeshme e qytetarëve të këtij vendi, që lidhet me lëvizjen e lirë të këtij populli dhe lidhjet e tyre me botën e lirë njerëzore.
Prandaj edhe roceset demokratike në Kosovë, sikur po zhvillohen jo kënaqshëm, sepse edhe neglizhenca e vetë Evropës, ndaj proceseve të rëndësishme të këtij vendi sikur është e pa suksesshme, sikur edhe mos liberalizimi i vizave që është duke ua mbyllur rrugët e lëvizjes, ndërsa qytetarët e ketij vendi i kanë sytë nga Evropa, duke menduar se janë në kahe të drejtë dhe të duhur, njëherazi duke u distancuar gjithherë nga ngatërresat dhe problemet ballkanike.
Nëse Brukseli zyrtar i beson propagandave të Serbisë, dhe xhepurave të anëtarëve të saj që ia mbajnë anën, duke e përcaktuar fatin e popujve tjerë, atëherë asgjë nuk mund të përfillet dhe ndryshohet në këtë familje evropiane dhe as nuk mund të bashkohet kurrë Evropa në këtë mënyrë.
Brukseli dhe udhëheqja e kësaj qendre evropiane, duhet të ndjehët i turpëruar para qytetarëve të Kosovës, duke i lënë anash, në një mënyrë, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së fundit, nisur nga kjo pa drejtësi absolute e një populli të vuajtur për liri dhe demokraci, atëherë nuk do koment një përgjigje që shpalos dhe vulos çdo gjë në përkrahje të tij, i cili po dënohet këto ditë pa ndonjë arsye dhe shkas…
Evropës, sikur po i mungon një vullnet i tillë politik, që e përjashton të vetmin popull dhe të vetmin vend në Ballkan, duke ua mohuar të drejtën e lëvizjes së lirë, si një veprim i pa drejtë dhe i pa arsyeshëm, me çrast politikat e tilla nuk i bashkojnë popujt, por përkundrazi i ndajnë dhe i thëllojnë edhe më shumë në kriza, duke krijuar tensione dhe ballafaqime me jetën e izoluar.
Asnjë popull në botë që kufizohet dhe izolohet do ti plotësonte kushtet e jetës pa lëvizjen e lirë njerëzore, atij populli me siguri do ti mungonte edhe përspektiva e përgjithshme dhe e ka vështirë të mbijetojë si qenje e lirë njerëzore, dhe nuk është çudi se atij populli mundet ti ndodh edhe gjithçka e pa pritur dhe e pa dëshiruar, duke e quar në rrugë dhe alternativa të pa lakmueshme.
Ata të cilët e dëshirojnë lëvizjen e kufizuar të qytetarëve të tjerë, duhet ta kthejnë këtë logjikë në të kundërtën dhe t’a realizojnë ndaj qytetarëve të vet, që t’a kuptojnë të vërtetën edhe për qytetarët e Kosovës, sepse edhe këta janë njerëz, që e duan lirinë dhe jetën e lirë të tyre, sikur edhe qytetarët tjerë të lirë të kësaj bote pa dallime etnike dhe politike, që synojnë për një Evropë të lirë dhe paqësore.
Apo, çka më tepër po kërkon Brukseli, duke marrë parasysh konceptet tona demokratike dhe synimet e këtij populli, të cilat po mvaren rreth pikës qëndrore, që quhet «Evropë e bashkuar», që në realitet po ndodh diçka e pa kuptimtë, nëse rreth kësaj qendre kemi diçka brengosëse dhe të pa drejtë, apo nuk do të thotë se, lëvizja e lirë rreth e rrotull nesh, a nuk do të thotë se nuk është inkurajuese dhe e imponuar në një klimë që duhet t’i afrojë popujt me njëri-tjetrin të barabartë dhe pa dallim.
Qytetarët e Kosovës, e ndiejnë vetën të ndëshkuar pa arsye, dhe mbetën në mes të Evropës, të veçuar në hartën e Kontinentit të vet, por që nuk dyshon në detyrat dhe obligimet e veta, si edhe vendosmërinë për të vënë vullnetin e saj në veprim, atëherë, pse Brukseli merr një çasje të tillë diskriminuese ndaj qytetarëve të saj, duke i vënë kushte e parakushte të cilat ndryshojnë çdo ditë, edhe pse qytetarët e këtij vendi mbesin akoma me shpresën e kalitur, duke menduar ditë më të mira dhe lëvizje të lira.