be i hap deren nisin negociatat e anetaresimit per ukrainen dhe moldavine 6a2d3f27e788e

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

June 13, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, proces ky që ishte shtyrë për më shumë se dy vjet, por që tani u bë i mundur pasi qeveria e re e Hungarisë i dha fund bllokadës që kishte penguar hapjen e kapitullit të parë të negociatave.



Sipas presidencës aktuale të Këshillit të BE-së, shtetet anëtare kanë arritur tashmë një marrëveshje të përbashkët për fazën e parë të procesit, pasi janë përmbyllur përgatitjet e nevojshme.

Negociatat, të cilat në nivel formal kishin nisur që në qershor 2024, ishin vonuar për shkak të vetos së Hungarisë. Pengesa u hoq pasi ndryshimeve politike në Budapest dhe marrëveshjes së re mes kryeministrit hungarez dhe Ukrainës për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në atë vend.

Faza fillestare e negociatave, e njohur si “grupi i parë”, fokusohet në vlerësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe administratës publike sipas standardeve të BE-së. Procesi i anëtarësimit është i ndarë në gjashtë grupe me gjithsej 33 kapituj.

Negociatat zakonisht zgjasin me vite dhe nuk është e sigurt nëse ato përfundojnë me sukses. Për shembull, negociatat e anëtarësimit të Turqisë me BE-në nisën që në vitin 2005- por sot ato janë plotësisht të ngrira për shkak të hapave mbrapa që ky vend ka bërë në fushat e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IZET MEXHITI 2 4
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë, projekti që do të afrojë dy kryeqendrat

kqz ne fazen e fundit te numerimit mbetet te numerohen votat me poste dhe ato me kusht 6a2d43b23ac39
Lajmi i radhës

KQZ në fazën e fundit të numërimit, mbetët të numërohen votat me postë dhe ato me kusht

Të fundit nga

ShkoLartë