IZET MEXHITI 2 4

Mexhiti: 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë, projekti që do të afrojë dy kryeqendrat

June 13, 2026
1 minut lexim

Një investim prej 200 milionë eurosh për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë është paralajmëruar nga bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili e ka cilësuar projektin si një hap të madh drejt afrimit ekonomik dhe infrastrukturor mes Shkupit dhe Prishtinës.

Përmes një statusi publik në facebook, Mexhiti ka theksuar se ky investim dëshmon ndryshimin mes premtimeve politike dhe realizimit konkret në terren, duke vënë në pah se fokusi mbetet te projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Shkupi tashmë më afër Prishtinës”, ka shkruar Mexhiti, duke nënvizuar se ndërtimi i korridoreve rrugore nënkupton më shumë mundësi për zhvillim ekonomik, qarkullim më të shpejtë dhe lidhje më të forta mes vendeve.

Sipas Mexhitit, investimet në infrastrukturë krijojnë perspektiva të reja për qytetarët dhe hapin horizonte të reja për gjeneratat që vijnë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy banore te sarajit u arrestuan pasi ne veturen e tyre u gjeten pushke per gjueti 6a2d2d2db575c
Lajmi i mëparshëm

Dy banorë të Sarajit u arrestuan pasi në veturën e tyre u gjetën pushkë për gjueti

be i hap deren nisin negociatat e anetaresimit per ukrainen dhe moldavine 6a2d3f27e788e
Lajmi i radhës

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

Të fundit nga

ShkoLartë