BE dënon eksportin e armëve nga Serbia në Mianmar: Do të jeni përgjegjës për krimet

Një vit pas grushtit të shtetit në Mianmar, Parlamenti Evropian përgatiti një rezolutë për atë vend që dënonte ndryshimin e dhunshëm të qeverisë, shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet politike dhe mbytjen e demokracisë. Rezoluta e PE-së, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në atë vend aziatik.

Në projekt-rezolutën, thuhet se Parlamenti Evropian në shumë raste ka shprehur dënimin e tij për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet sistematike dhe të përhapura ndaj popullatës Rohingya në Mianmar.

Përveç kësaj, PE kritikon faktin se shumica e figurave ushtarake, të cilët mbikëqyrën sulmet, mbetën në pozitat e tyre dhe faktin që qeveria në Meinmar refuzoi të bashkëpunonte me mekanizmat e OKB-së.

Teksti i Rezolutës dënon veçanërisht Serbinë për eksportimin e raketave dhe artilerisë në ushtrinë në Mianmar. Së bashku me Serbinw, në rezolutën e PE-së përmenden edhe Kina dhe Rusia.

“PE dënon fuqishëm furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për Tatmadau (ushtria e Mianmarit) nga Kina, Rusia dhe Serbia. Theksojmë se shtetet si Kina, Rusia dhe Serbia, të cilat furnizojnë me armë juntën e Mianmarit, janë drejtpërdrejt përgjegjës për krimet e kryera me këto armë”, thuhet në tekst.

Në dokument thuhet se Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e diskutoi projekt-rezolutën për Mianmarin dhe u bën thirrje vendeve anëtare të rrisin presionin ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të arrihet uniteti në miratimin e sanksioneve, të cilat do të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirja e pronave të udhëheqjes së juntës dhe përfaqësuesve ushtarakë, si dhe futja e një embargoje gjithëpërfshirëse globale të armëve ndaj Mianmarit.

Kjo, siç thuhet në Rezolutë, do të nënkuptonte pezullimin e çdo dërgese, shitjeje ose transferimi të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të armëve dhe sendeve me përdorim të dyfishtë, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe të sigurisë.

Në dokument, PE u bëri thirrje vendeve anëtare dhe vendeve të asociuara të mbështesin embargon për prokurimin, shitjen dhe transferimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, duke përfshirë tranzitin, dërgimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera, dhe theksoi nevojën për hetim të mëtejshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për krime.

Më 1 shkurt 2021, ushtria e Mianmar organizoi një grusht shteti dhe arrestoi udhëheqësen e atëhershme, Aung San Suu Kyi. Ajo akuzohet për korrupsion, rebelim dhe mashtrim zgjedhor dhe së fundmi është dënuar me katër vjet burg.

Pikërisht kjo është arsyeja që deputetëve të Parlamentit Evropian nesër do t’i prezantohet një projekt-rezolutë, përmbajtja e së cilës, siç mësohet është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare.

Në pjesën hyrëse të Rezolutës thuhet se PE dënon ashpër sundimin e dhunshëm dhe të paligjshëm të juntës ushtarake në Mianmar, e cila, siç thuhet, po përpiqet të ndryshojë përkushtimin e fortë të popullit të Mianmarit ndaj demokracisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

8 shenja që tregojnë se ish-i thjesht po shtiret sikur ju ka harruar!

Story i radhës

Arrestohet shkupjani, gjërat e vjedhura i shiste në rrjetet sociale

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish