Arrestohet shkupjani, gjërat e vjedhura i shiste në rrjetet sociale

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot ka arrestuar 33-vjeçari M.B. nga Shkupi, përcjell TV21. Me urdhër të gjykatës, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Lisiçes policia ka gjetur gjësende të vjedhura në një objekt në rajonin e Ilindenit, në periudhën prej 5 deri 28 shkurt.

“M.B është ndaluar në stacion të policisë dhe gjatë bisedës zyrtare ka pranuar krimin dhe ka sqaruar se produktet e vjedhura i ka ofruar për shitje përmes rrjeteve sociale.

Pas kompletimit të materialit, kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, deklarojnë nga MPB.

Story i mëparshëm

BE dënon eksportin e armëve nga Serbia në Mianmar: Do të jeni përgjegjës për krimet

Story i radhës

ASH drejt ndarjes në dy tabore, kush e merr partinë, Taravari apo Sela

Të fundit nga