bdi zgjodhi kryetaret e degeve ne kater komuna 69655d1084839

BDI zgjodhi kryetarët e degëve në katër komuna

January 12, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, në mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, ka bërë emërimet e reja në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve.

Emërimet janë si vijon: Kërçovë – Arlind Sejdini, Vrapçisht – Evzal Arsllani, Prespë – Arjan Muedini dhe Karposh – Hamza Jashari.

Gatë mbledhjes, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka diskutuar gjithashtu për zhvillimet aktuale politike në vend, funksionimin e strukturave partiake, si dhe për takimin e liderëve politikë, për të cilin u vendos që çështja e pjesëmarrjes të shqyrtohet dhe të merret vendim nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.

BDI riafirmon përkushtimin e tij për forcimin e strukturave partiake dhe për adresimin me përgjegjësi të proceseve politike, në funksion të interesit të qytetarëve dhe stabilitetit politik të vendit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

7 kandidate kane shprehur interesim per poziten e kryetarit te komisionit shteteror zgjedhor 69655bb9d7fc9
Lajmi i mëparshëm

7 kandidatë kanë shprehur interesim për pozitën e kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor

deklaratat e arben ahmetajt per smart city vangjeli indicie per spak qe te nise hetim penal 69656997556c0
Lajmi i radhës

Deklaratat e Arben Ahmetajt për ‘Smart City’, Vangjeli: Indicie për SPAK që të nisë hetim penal

Të fundit nga

ShkoLartë