BDI: VMRO në garë me Levicën pro-ruse bllokon ligjet në Kuvend! Është kundër shqiptarëve, Korridorit 8, BE-së dhe SHBA-së

April 20, 2023
1 minut lexim

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një kumtese kanë reaguar ndaj VMRO-DPMNE-së. Integristët thonë se VMRO-ja tjetër gjë deklaron në takime, tjetër para opinionit, gjegjësisht , sipas BDI-së, kjo parti është kundër Korridorit 8, anëtarësimit të vendit në BE dhe kundër shqiptarëve në vend.

Reagimi i plotë i BDI-së:

VMRO DPMNE opozitare konfirmon për çdo ditë se është e orientuar rrënjësisht kundër shqiptarëve në vendin tonë, kundër ndërtimit të Korridorit 8, kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe miqësisë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fushata brutale e pakuptimtë dhe e pasinqertë e VMRO-së kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë është hipokrizi e plotë.

Një gjë thonë në takime të mbyllura, tjetër gjë në opinion.

Përpjekjet e VMRO-së për të konkurruar në një garë të vdekur me Levicën se kush është më antishqiptar, e kthen vendin para  vitit 2001.

VMRO është kundër gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Bllokimi i integrimit të vendit në BE dhe i miqësisë me SHBA-në nga VMRO-ja, ka për qëllim përforcimin e pranisë ruse në vend dhe në rajon.

Publikimi i një fotografie të Mickoskit me uniformë të kamufluar, me kallashnikov të zbrazur dhe i rrethuar nga gra dhe fëmijë, si dhe
thirrjet për luftë në Kuvend nga Nikollovski, kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe dërgimin e një mesazhi për shqiptarët se ata
janë qytetarë të dorës së dytë në shtet.

VMRO në garë me Levicën pro-ruse bllokon ligjet në Parlament, bllokon shtetin dhe demonstron se si dukej shteti i kapur si një kujtesë për qytetarët që mund të kenë harruar.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Broja nis stërvitjen individuale

Story i radhës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg mbërrin për vizitë në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë