BDI sot shënon 21-vjetorion e themelimit, fraksioni feston ndaras

June 5, 2023
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot shënon 21-vjetorin e themelimit. Udhëheqësia e partisë, në krye me liderin Ali Ahmeti dhe anëtarë të partisë do të marrin pjesë në ngjarjen tradicionale vjetore në Shkup ndërsa fraksioni i partisë organizon tubim në Tetovë.

Shënimi tradicional i përvjetorit të themelimit të partisë do të mbahet në hotelin Aleksandar Pallas. Për dallim nga vitet e tjera, kësaj radhe organizohet panel debat i titulluar “Fronti evropian” ku do të flasë lideri i partisë, Ali Ahmeti, ndërsa të ftuar për të folur janë edhe ish-ministrja Radmilla Shekerinska, profesori Petar Arsovski, gazetari Gazmend Ajdini, ish-ministrja dhe ish-kryetare e komunës, Teuta Arifi dhe të tjerë.

Pas takimit Ahmeti do t’u drejtohet anëtarëve të partisë në koktejin tradicional të rastit.

Fraksionarët e partisë nga i ashtuquajturi Grupi i zjarrit, 21-vjetorin e partisë do ta shënojnë në ngjarje të veçantë afër Qendrës së Kulturës në Tetovë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po shpërndante punëtorët nëpër banesa, kanoset me armë zjarri pronari i një lokali në Shijak

Story i radhës

Këto shenja të horoskopit, “çmenden” nëse mbeten pa para

Të fundit nga

ShkoLartë