bdi renien ne sondazhe mickoski synon ta ndal me retorike antishqiptare 63a4b0755f089

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorike antishqiptare

December 22, 2022
1 minut lexim
bdi 1024x629 1 840x500 1

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon retorikën antishqiptare të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski me të cilën kërkon dobësimin e përfaqësimit politik dhe defaktorizimin e shqiptarëve në vend.

Marketing

alpi royal

Në 2022, akoma kemi udhëheqës politik në Maqedoninë e Veriut të cilët vazhdojnë të tregojnë mosrespekt ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve shqiptarë për përfaqësimin e tyre politik me qëllim të fitojnë në mënyrë të dëshpëruar ca vota ekstremiste në hijën e popullaritetit të tij në rënie.

Deklarata e sotme është demonstrues i tendencës së Mickoskit se i do shqiptarët e pafuqishëm, të pazëshëm, të pafaktorizuar, në shërbim të tij dhe të agjendave të tyre monoetnike, antieuropiane dhe antiamerikane.

VMRO-së i pengon Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qëndrimi proeuropian dhe proamerikan i saj.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka legjitimitetin e plotë nga qytetarët në zgjedhje demokratike dhe atë besim e ka materializuar me punë për faktorizimin e zërit dhe nevojave të tyre, në dobi të paqes, proceseve demokratike, barazisë, integrimit në NATO, fqinjësisë së mirë dhe avancimit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Qytetarët e vendit bashkë me BDI-në nuk do të lejojnë dezorientimin e vendit nga rruga europiane dhe realizimin e tendencës destruktive të Mickoskit dhe bashkëpartiakëve të tij të cilët tashmë janë në garë të hapur me Levicën antishqiptare, anti NATO, anti BE dhe anti Amerikë, për vota të ekstremistëve.

MARKETING

RENT A CAR

shba ka ndare rreth 454 milione dollare per anulimin e ndikimit rus ndaj ballkanit 63a4ae14eae78
Story i mëparshëm

SHBA ka ndarë rreth 454 milionë dollarë për anulimin e ndikimit rus ndaj Ballkanit

busquets i habitur nga fjalet e laportas per nje largim te mundshem ne janar 63a4b89e9ca3a
Story i radhës

Busquets i habitur nga fjalët e Laportas për një largim të mundshëm në janar

Të fundit nga

ShkoLartë