Busquets i habitur nga fjalët e Laportas për një largim të mundshëm në janar

E ardhmja e Sergio Busquets është bërë një pikë diskutimi në Barcelonë së fundmi. Pas pensionimit të mesfushorit nga kombëtarja spanjolle, shumë besojnë se lojtari mund të dëshirojë të largohet nga qysh Barça në merkaton e janarit.

Këto spekulimeve filluan në mes të betejës së Barcelonës me rregulloren e Fair Play financiar, pasi duket se klubi ka nevojë për të reduktuar buxhetin e pagave në mënyrë që të transferojë lojtarë të rinj në janar, raporton KosovaPress.

Megjithatë, sipas gazetarit Marcal Llorente, Busquets nuk do të largohet nga Barcelona në janar. Ai pritet të qëndrojë në “Camp Nou” derisa t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.

Gazetari spanjoll thekson se mesfushori veteran asnjëherë nuk ka pasur qëllim të largohet nga Barça në merkaton dimërore. Ai, në fakt, ishte mjaft i habitur që Joan Laporta tha se do të largohej muajin tjetër.

Me 696 paraqitje në emër të tij, Busquets mbetet një nga lojtarët më me përvojë në kampin e Barcelonës për momentin.

Edhe pse lojtari është kritikuar për mungesën e ritmit dhe shkathtësisë në moshën 34-vjeçare, prania dhe ndikimi i Busquets nuk mund të nënvlerësohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorike antishqiptare

Story i radhës

​Qeveria e Kosovës mban mbledhje, këto janë vendimet që mori

Të fundit nga