bdi ne kohen tone dygjuhesia dhe ligji respektoheshin ne kohen e vlen it shkelet ligji per perdorimin e gjuheve 6a298d0f827f9

BDI: Në kohën tonë dygjuhësia dhe ligji respektoheshin, në kohën e VLEN-it shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve

June 10, 2026
1 minut lexim
bdi 1 1068x710 1 750x430 1

Nga BDI thonë se në kohën e tyre dygjuhësia dhe ligji respektoheshin, ndërsa në kohën e VLEN-it shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Ata përmendin rastin ku ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, promovoi një mbishkrim në kuadër të një departamenti të Institutit për Shëndet Publik vetëm në gjuhën maqedonase dhe sipas tyre, kjo është dëshmi e qartë e nëpërkëmbjes së gjuhës shqipe dhe e shkeljes me të dyja këmbët të ligjit në fuqi.

“Për ironi, në të njëjtin institucion, gjatë kohës së qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, mbishkrimet ishin vendosur në dy gjuhë, në përputhje me ligjin dhe me frymën e barazisë institucionale. Përmes fotografive të bashkëngjitura, opinioni publik mund ta shohë qartë dallimin: si është tani nën këtë qeveri dhe si ishte në kohën kur BDI kujdesej për zbatimin e ligjit dhe respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike”.

“BDI rikujton se Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe detyrues: mbishkrimet në institucionet publike duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe. Prandaj pyesim publikisht: çfarë duhet të ndodhë më shumë që vazalët shqiptarë në Qeveri të ndalojnë duartrokitjet dhe të reagojnë? Sa herë duhet të shkelet gjuha shqipe që ata ta kuptojnë se heshtja e tyre është bashkëfajësi”, thonë nga BDI.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dua lipa zbulon gatimin e saj te preferuar qe ben bashkeshorti i saj callum turner eshte gjeja ime e preferuar 6a29891d62b13
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa zbulon gatimin e saj të preferuar që bën bashkëshorti i saj, Callum Turner: Është gjëja ime e preferuar

WhatsApp Image 2026 06 10 at 7.24.46 PM 1
Lajmi i radhës

Albana Barçi: Ndjenjat flasin më fort se fjalët

Të fundit nga

ShkoLartë