BDI: Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë në Shkup

April 19, 2022
min lexim

Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi sot ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur mbi aktet e fundit të drejtorit të QIK për anashkalimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe tendencat e skenaret e Aleancës, Besës, VMRO dhe Levicës për nxitje të tensioneve dhe urrejtjes.

Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së Ademi theksoi se ASH dhe Lëvicja Besa dëshmojnë papjekuri politike dhe shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve me qëllim që të nxisin tensione.

“Ky akt, nga ana e drejtorit të Qendrës Informative Kulturore te koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta sepse me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike në kohë kur i gjithë kontinenti po vuan luftën ne Ukraine. Kjo mund të jetë vetëm skenar që shkon në favor Rusisë sikur qe ishte skenari i shumicës se re 61”, theksoi kështu Ademi nga BDI.

Në vazhdim fjalimi integral:

Gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është zyrtare në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e vendit.

Si do të dukej një qeverisje e koalicionit LEVICA, përberë nga VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa me se miri demonstrohet me largimin e paligjshëm të përdorimit të gjuhës shqipe nga Qendra Informative Kulturore, institucion në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Ky akt, nga ana e drejtorit të Qendrës Informative Kulturore te koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta sepse me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike në kohë kur i gjithë kontinenti po vuan luftën ne Ukraine. Kjo mund të jetë vetëm skenar që shkon në favor Rusisë sikur qe ishte skenari i shumicës se re 61.

Shkupi është qytet dygjuhësor dhe multietnik, por Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa qëllimisht nxisin paligjshmëri, tensione, urrejtje.

Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa zëvendësoi Sermine Purrinin me Angel Dimitrovin, Ardian Muçën me Angele Sotirovskin.

Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë.

Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa i rikthehet ndërtimit të kryqeve dhe Shkupit 2014 në vend se të ndërton shkolla, spitale, rrugë.

Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa nxit greva dhe merr në qafë fëmijët dhe prindërit në kohën e krizës më të madhe ekonomike në kontinent dhe pas dy vjetësh izolim pandemik.

Dje e pamë se sa të lodhur dhe të pafuqishëm janë Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa.

Aleanca dhe Besa i rijnë gatitu Levicës dhe VMRO.

Aleanca dhe Besa janë patericë e Levicës dhe Besës.

Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa gjithashtu largoi me dhjetëra shqiptarë nga ndërmarrjet e qytetit te Shkupit.
Ja, dje për shembull, kryetari jonë i preferuar jostatutor i Koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa Ziadin Sela del e flet për ligjin për lojëra të fatit të cilin vet koalicioni i tij, Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa e kanë bllokuar në Kuvend tashmë për 10 muaj, çfarë hipokrizie, çfarë dyfytyrësie. Miratoje ligjin, merre guximin, ktheja fjalën VMRO-së dhe Levicës apo bishti ju është zënë me derën zgjedhore të Tetovës dhe Gostivarit?

Ju jeni të lodhur, të paaftë, të pa ide dhe të dëmshëm për shqiptarët dhe për vendin.

Shqiptarët dhe të gjithë të tjerët s’kanë asnjë nevoje për shqetësim sepse jemi ne këtu dhe nuk do të lejojmë aventurier të tillë të paaftë dhe kuisling të dëmtojnë të arriturat e shqiptarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ademi: VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa i rikthehet ndërtimit të kryqeve

Story i radhës

BDI: Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar

Parma i shkakton humbje Monzës

Skuadra e Parmës ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Vendasit e mposhtën me rezultat 2:1 skuadrën e Monzës.  Për Parmën shënuan Hernani (56′), Valenti (90+8′) dhe për Monzën shënoi Pereira (85′). Mari
ShkoLartë