BDI i reagon VLEN-it për regjistrimin e popullsisë: VMRO dhe ju përjashtuat e tradhtuat diasporën

December 26, 2024
1 minut lexim

BDI ka reaguar përmes një kumtese ndaj deklaratës së VLEN-it për regjistrimin e popullsisë e cila ka akuzuar BDI-në se ka bërë parregullsi dhe ka manipuluar, pëcjellë Klan M.

“Asnjë deklaratë e shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përkthyer keq në gjuhën shqipe nuk mund të mbulojë tradhtinë historike të vLEN për përjashtimin e diasporës nga rezultatet e regjistrimit.

Asnjë deklaratë manipulative, e hartuar nga VMRO-DPMNE dhe e përsëritur me servilizëm nga vasalët e tyre në “vLEN”, nuk mund të fshehë faktin se kjo parti ka tradhtuar diasporën shqiptare dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e regjistrimit.

Dhjetra mijëra shqiptarë në diasporë u organizuan gjatë regjistrimit dhe bënë përpjekjet maksimale për t’u vetë-regjistruar, për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të qenë pjesë e rezultateve të regjistrimit.

Por, pikërisht sepse Mickoski e bojkotoi regjistrimin dhe doli i pakënaqur me rezulatetet e diasporës, tani ai u jep urdhra vasalëve të tij në “Vlen” për të fshirë përpjekjet e diasporës tonë nga llogaritjet për shpërndarjen e fondeve publike, numrin e këshilltarëve nëpër komuna dhe përfaqësimin etnik.

Nga 29.5% në 24.5% – kjo është tradhtia e “Vlen” dhe roli i tyre si vegël e VMRO-DPMNE-së!

Kjo diasporë, e cila me aq dashuri dhe mund dha gjithçka për të qenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk do ta harrojë kurrë këtë tradhti kombëtare.

Shkurt e shqip; vLENI – S’vLen” – thuhet në reagimin e BDI-së. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

xAI teston një aplikacion të dedikuar për chatbotin Grok

Story i radhës

Limani i përgjigjet BDI-së: Qëllim mbi qëllime mbetet prangosja e hajdutëve

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë