BDI i reagon Izet Mexhitit: Po vjen era kundërmuese e Jugosllavisë!

December 21, 2024
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar pasi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot duke komentuar ndjekjen penale të Artan Grubit, tha se “Po vjen era shtet”.

Sipas BDI-së shteti nën qeverisjen e VMRO-së dhe VLEN-it, po i ngjason ish Jugosllavisë.

“Këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë së fundviteve të 80-ta—një sistem që përjashton dhe diskriminon, që margjinalizon dhe anashkalon qytetarët që kanë kontribuar dhe e kanë ndihmuar këtë shtet të arrijë një status të ri, por që tani po e humbet atë për shkak të një politike të papërgjegjshme. A po vjen era shtet, kur Presidentja e shtetit nuk ka asnjë këshilltar shqiptar për çështje të sigurisë? A po vjen era shtet, kur as drejtori dhe as zv. drejtori i Agjencisë për Zbulim nuk janë shqiptarë? A po vjen era shtet, kur Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka anashkaluar kandidatin më të kualifikuar, Gjeneralin Emini, duke emëruar një kandidat që është ngritur në gradë vetëm një ditë para emërimit? A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Ushtarak për Inteligjencë dhe Siguri, profesionistët shqiptarë janë larguar dhe tani nuk ka asnjë nëndrejtor shqiptar? A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), asnjë nga ndihmësministrat nuk është shqiptar? Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj!”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk do ta besoni-Ky është banori i preferuar i Edona James

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë