BDI-Gostivar: Arben Taravari tentoi të shiste tokën shtetërore në qendër të qytetit për 878 denarë metër katrorë!

Qeverisja e Arben Taravarit me Pushtetin Lokal në Gostivar, do të mbahet mend për keqpërdorime dhe shitje të dyshimta të tokës shtetërore. Një nga rastet e shumta është hapësira e gjelbër mes dy stadiumeve të qytetit e dedikuar për sport dhe rekreim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Rasti me parcelën prej 10.299.5 metra katorë është rast eklatant i keqpërdorimit klasik të pushtetit nga ana e Arben Taravari. Në vitin 2018 Komuna e Gostivarit ndau mjete për përpilimin e planit ideor se si do të duket akua parku në Gostivar. Majde u prezantua ofertuesi më i mirë dhe projekti që u prezantua me pompozitet me pamje impozante.

Pyesim Taravarin sa para të qytetarërëve të Gostivarit u harxhuan për këtë projekt që ngeli vetëm në letër dhe pse u anlua realizimi i projektit, që më në fund hapësira e njejtë të nxirret në shitje.

Konkretisht, me 22 dhjetor 2023 komuna e Gostivarit bëri shpallje publike për shitjen e tokës me një çmim qesharak prej 878 denarë. As 15 euro për metër kator në një vend atraktiv siç është pjesa qendrore e qytetit.

Se ishte përgatitur një plan i mirëmenduar për tjetërsim të pronës publike në mënyrë skandaloze, tregon fakti që anëtar në Komisionin për realizimin e procedurës për tjetërsimin e e tokës ndërtimore në ankand publik elektronik, Arben Taravari kishte caktuar të afërmin e tij të punësuar në Komunë.

Tendenca për keqpërdorim dhe nepotizëm gjatë shitjes alarmoi institucionet e shtetit, për çka Arben Taravari u detyrua të anulon procedurën e shitjes.

Me datë 15.02.2024, Komisioni për realizimin e procedurës për tjetërsimin e e tokës ndërtimore në ankand publik elektronik, solli vendim që të anulon ankatin publik, me rekomandim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

E pyesim Taravarin që po të mos kishte intervenuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për parandalimin e këtij keqpërdorimi, për cilin të afërt të tij e kishte planifikuar ta shiste pronën publike që u takon të gjithë qytetarëve të Gostivarit, madje me një çmim qesharak as 15 euro për metër katror në pjesën më atraktive të qytetit, në afërsi të Parkut të madh të qytetit dhe përreth lumit Vardar.

Në këtë pjesë të qytetit, toka ndërtimire private shitet madje 400 e 500 euro për metër katrorë, e Arben Taravari e tentoi ta shiste për 20 deri 30 herë më lirë se çmimi real në treg.

Por, prona dhe paraja publike nuk ka rëndëse e as vlerë për Arben Taravarin. Njëherë harxhoi mjete nga buxheti i komunës për të ndërtuar akua park. Projekti u shpall i pavlefshëm dhe u hodh në shportë, që pastaj toka e caktuar për sport e rekreacion për qytetarët e Gostivarit, të nxirren në shitje për më pas se 15 euro për metër katror.

E pyesim Arben Taravarin a do ta shiste me këtë çmim pronën e tij private? A do të harxhone me mijëra euro nga buxheti familjar për përpilim projekti që pastaj do ta hedhte në shportë?

Nëse Arben Taravari nuk do të përgjigjet në këto pyetje, atëherë përgjigjen do ta merr nga qytetarët e Gostivar me 24 Prill e 8 Maj, kur dhe do të merr fund keq-qeverisja e Arben Taravarit me komunën e Gostivarit.

Fidan Jusufi,

sekretar i përgjithshëm, BDI – Dega në Gostivar

Story i mëparshëm

Netanyahu: Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

Story i radhës

“Zhitia Tursit” jep detajet: Në orën 15:00 jemi nisur, në autobusë gjenden të gjithë dhe nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë

Të fundit nga