ali ahmeti uron diten e flamurit rrofte kombi yne rrofte shqiperia 69296b4fb48dc

BDI: DY TIMONIERË NË NJË ANIJE QË PO FUNDOSET – VLEN U BASHKUA QË BASHKËRISHT TË SHPËRBËHET

May 10, 2026
min lexim

Akti i djeshëm, ku disa subjekte politike u përpoqën të fshihen pas emrit të një partie, nuk është bashkim, por britma e fundit dëshpëruese për mbijetesë politike. Ironia është e plotë, VLEN zgjodhi dy timonierë për të drejtuar të njëjtën anije që tashmë po fundoset me shpejtësi.

Kjo udhëheqje e fragmentuar është pranim i drejtpërdrejtë se në atë grupim mbizotëron mosbesim dhe fragmentim total. Në vend të vizionit, ata ofruan treg të egove, sepse askush nuk deshi t’ia lëshojë vendin tjetrit, vendosën të shtiren si parti me dy kryetarë.

E vërteta është e qartë: VLEN u bashkua vetëm që bashkërisht të shpërbëhet.

Vendosja e dy liderëve është dëshmi se partia është e ndarë në fraksione ende pa filluar punën. Ndërkohë që liderët vetëshpallen, ministra dhe funksionarë kyç nga radhët e tyre tashmë e kanë braktisur anijen, duke refuzuar të jenë pjesë e këtij projekti të dështuar, të destinuar vetëm për shpëtimin e disa karrierave politike.

Shqiptarët nuk meritojnë eksperimente politike. Dita e djeshme duhet të mbahet mend vetëm si fillimi i fundit të një grupimi që sakrifikoi të ardhmen e popullit të vet për të ruajtur kolltukët.

Koalicioni VLEN po përballet me një debakël të vërtetë kadrovik. Ndërsa po shpërbëhen nga brenda, vazhdojnë të dërgojnë mesazhe të rreme për “zero korrupsion”, ndërkohë që realiteti i përgënjeshtron në çdo hap.

Nuk mund të luftojë korrupsionin një parti e krijuar artificialisht, kur vetë e praktikon atë në vepër.

Pothuajse dy vite janë në pushtet, ndërsa bilanci i premtimeve të tyre kyçe është zero:

• Ndryshimet kushtetuese: Shtylla kryesore e zgjedhjeve të vitit 2024 – premtimi se ska qeveri pa ndryshime, apo për ndryshime për 3 muaj apo për ndryshime brenda 6 muajve – është braktisur zyrtarisht.

• Decentralizimi dhe infrastruktura: Nuk pamë asnjë decentralizim të komunave, përkundrazi është thelluar cebtralizimi, si dhe as përmirësim të infrastrukturës lokale në vendbanimet me shumicë shqiptare.

• Akademia Shqiptare: Akademia e premtuar e shkencave dhe arteve përfundoi edhe më keq se ndonjë shoqatë lokale dhe e padukshme.

• “Banka Shqiptare”: Në vend të mbështetjes për bizneset shqiptare, mashtruan votuesit dhe lejuan hyrjen e kapitalit serb përmes Alta Bankës.

• Bixhozi dhe kazinotë: Të rreme dolën premtimet për mbylljen e tyre. Ligji u tërhoq nga Kuvendi, ndërsa Izet Mexhiti vazhdoi të përfitojë nga monopoli “Megavin”, për të cilin vetë kishte deklaruar se do të mbyllej.

• Marrëveshja e Ohrit dhe gjuha: Në vend të forcimit të Inspektoratit të Gjuhëve dhe trajtimit dinjitoz të gjuhës shqipe, po përparojnë vetëm interesat biznesore të liderëve të tyre.

• Qytetarët si aksionarë: Premtuan se populli do të kishte pjesë në të mirat publike dhe pronën shtetërore. Në realitet, “aksionarë” në bizneset fitimprurëse (kazinotë dhe bankat) u bënë vetëm njerëzit e afërt me udhëheqjen.

• Dhe shumë premtime të tjera me të cilat i mashtruan shqiptarët.

Shumë shpejt do ti nënshtrohen vetingut urgjent ndërkombëtar për pasurinë e funksionarëve, si dhe me një revizion të plotë të pasurisë kriminale të klanit rreth Mexhitit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kuvajti raporton disa drone armiqesore 6a006dbe0ccf7
Lajmi i mëparshëm

Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’

per cka po e uron benita ludon 6a006f2393098
Lajmi i radhës

Për çka po e uron Benita-Ludon?

Të fundit nga

Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit të formatit, por duket se kjo nuk vlen për Benita Zenën dhe Ludo Lee. Dyshja po vazhdon të

Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’

Kuvajti thotë se ka zbuluar disa dronë armiqësorë në hapësirën e tij ajrore. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Saud Abdulaziz al Atwan thotë se ata reaguan “sipas procedurave të përcaktuara”. Nuk
ShkoLartë