Shpërthime të shumta sapo janë dëgjuar në Kiev, ku sirenat e sulmit ajror po dëgjohen aktualisht në të gjithë kryeqytetin.
Raporte të pakonfirmuara tregojnë nga tre deri në pesë shpërthime të mëdha në afërsi të kryeqytetit ukrainas.
Ndërsa sirenat dhe shpërthimet u binin në Kiev, TV lokal Pryamyy ndërpreu programin me mesazhin: “Do të kthehemi pasi të ketë mbaruar paralajmërimi për sulmin ajror”.
Shpërthime raportohet se janë dëgjuar edhe në Donetsk, rajoni i shkëputur në Ukrainën lindore.